Xhensila Myrtezaj zbuloi detaje për jetën e saj pas ndarjes nga Bes Kallaku, me të cilin ka dy fëmijë. Për herë të parë ajo foli për divorcin dhe ndjenjat që përjetoi gjatë kësaj periudhe dhe gjithashtu ndau ca copëza nga fëmijëria e saj.
“Vështirësitë që krijohen në një çift kërkojnë angazhimin e të dy partnerëve,” tha ajo. “Kam kuptuar se nuk duhet të luftojë vetëm njëra palë. Çdo ditë që kalonte, kuptoja se po thyhej më shumë. Ndaj ishte një vendim i marrë nga unë.”
Këngëtarja theksoi se vendimi për ndarjen nga Besi nuk ishte i lehtë dhe se divorci është një proces që askush nuk e parashikon apo e dëshiron. “Kam marrë shumë barrë në supe, kam lexuar gjithçka në këto kohë. Kam Zotin dëshmitar. Vendimin e kam marrë unë,” shprehet ajo me një ton të vendosur.
E pyetur se a mendon që një nga këngët e Besit që publikoi pikërisht gjatë periudhës kur ata ishin në qendrën e vëmendjes të mediave rozë për shkak të ndarjes ka të bëjë me të, Xhensila u shpreh: Nuk mendoj se historia e këngës më përket mua. Nuk kisha si ta merrja personale. Por mendoj që ishte një lëvizje teknike e zgjuar në një moment kritik për të marrë vëmendjen e duhur sic e bëri. Unë kam profesion muzikën ndërsa ai është një actor vërtetë shumë I mirë.
Ajo gjithashtu foli për ndarjen e prindërve të saj dhe vendosi të tregojë për një ngjarje tronditëse që I kishte ndodhur kur ajo ishte vetëm 6 vjeçe.
’Mami im është ajo gruaja që u plagos me 7 thika dhe humbi njërën nga duart dhe e gjitha kjo ka qenë një veprim që është bërë në sytë e mi. Unë kam parë nënën time teksa therrej për këtë vendim dhe gjithmonë e kam vuajtur shumë këtë secret’’.
Xhensila Myrtezaj ka treguar se, edhe pse jeta e saj ka marrë një drejtim të ri dhe sfidues, ajo është e vendosur të vazhdojë përpara./NO FILT