20.2 C
Pristina
Wednesday, September 10, 2025

​Volejboll/ Suspendohen gjashtë lojtarë për incidentin në ndeshjen Peja-Ferizaj

Federata e Volejbollit të Kosovës ka suspenduar gjashtë lojtarë që ishin të përfshirë në incidentin e ndodhur gjatë ndeshjes së Kupës së Kosovës ndërmjet Pejës dhe Ferizaj ku pati përleshje ndërmjet lojtarëve dhe një grupi të tifozëve.

Në njoftimin e lëshuar nga FVK, thuhet se lojtarët Arlind Kabashi, Leotrim Mujaj, Agron Nikqi, Dardan Husaj, Kaltrim Berisha, dhe Gazmend Husaj janë suspenduar nga të gjitha aktivitetet e organizuara nga FVK, përfshirë ato ndërkombëtare

Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK) shpreh shqetësim për incidentin e ndodhur gjatë ndeshjes së Kupës së FVK-së mes ekipeve Peja dhe Ferizaj. FVK ka nisur menjëherë procedurat për trajtimin e kësaj çështjeje dhe po bashkëpunon ngushtë me organet kompetente për një zgjidhje të drejtë dhe transparente.

Në përputhje me rregulloret, Komesari i Garave ka vendosur që gjashtë lojtarët e përfshirë në incident:

• Arlind Kabashi,

• Leotrim Mujaj,

• Agron Nikqi,

• Dardan Husaj,

• Kaltrim Berisha, dhe

• Gazmend Husaj,

të suspendohen nga të gjitha aktivitetet e organizuara nga FVK, përfshirë ato ndërkombëtare në bashkëpunim me federatat partnere. Ky pezullim mbetet në fuqi deri në vendimin e Komisionit Disiplinor”, thuhet në njoftimin e FVK-së.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA