30.1 C
Pristina
Wednesday, September 10, 2025

Taynën e dëgjojnë miliona-Këto janë të dhënat nga Spotify

Tayna, ka ndarë me fansat e saj arritjet e jashtëzakonshme në platformën muzikore Spotify për vitin 2024. Me mbi 7.21 milion dëgjues, duke konfirmuar popullaritetin dhe përhapjen e saj globale.

101 milion transmetime gjatë vitit janë dëshmi e ndikimit të muzikës së saj, duke u bërë pjesë e përditshmërisë së miliona njerëzve. Ndërkohë, këngët e saj janë dëgjuar për gjithsej 4.38 milion orë.

E dwgjuar në 182 vende, Tayna ka arritur të përhapë tingujt e këngëve tw saj në shumë vende të botës .

Kujtojmw se javwn e kaluar, kënga e saj “Si Ai” u interpretua në gjuhën ruse gjatë spektaklit të famshëm të zbulimit të talenteve, The Voice of Russia. Përmes shumë videove që po qarkullojnë muajve të fundit, dihet se kënga e saj tashmë ka kaluar kufijtë e rajonit dhe po prek audienca të reja ndërkombëtare.

Kënga “Si Ai” ka arritur shifra të mëdha në platformën YouTube, me plot 11 milionë shikime, duke dëshmuar se është një nga hitet më të pëlqyera nga Tayna. Për më tepër, në TikTok, hashtag-u me titullin e këngës është përdorur 13 mijë herë, duke u bërë viral cdo ditë ky projekt muzikor.

Përveç kësaj, kënga “Si Ai” u rendit në vendin e gjashtë në botë në platformën e famshme të identifikimit të muzikës, “Shazam”, duke vulosur kështu suksesin e saj global. Një tjetër moment kulmor për Taynan ishte së fundmi kur ylli ndërkombëtar, Kylie Jenner, ndau një video të saj në rrjetet sociale, të përpunuar nga fansat, duke përdorur këngën “Si Ai” ./NO FILT

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA