20.2 C
Pristina
Wednesday, September 10, 2025

Superliga rikthehet sot me dy ndeshje interesante

Sot (e shtunë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje interesante në kuadër të javës së 16-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Fundjava është e programuar për futboll vendos dhe sot në orar janë dy takime shumë të forta që zhvillohet në Prishtinë dhe Gjilan.

Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet, Prishtina është nikoqire e rivalit të vjetër Gjilanit.

Në ndeshjen tjetër, Drita e pret Dukagjinin në takimin që pritet të luhet në stadiumin me bari artificial.

Të dy ndeshjet është paraparë të fillojnë nga ora 13:00.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA