24 C
Pristina
Thursday, July 17, 2025

Rikthehet Liga e Kampionëve, vëmendja te ndeshjet Atalanta-Real Madrid dhe Bayern Leverkusen-Inter

Sonte janë në orar për t’u zhvilluar nëntë ndeshje në kuadër të xhiros së gjashtë në edicionin 2024/25 të Ligës së Kampionëve.

Si në xhirot e kaluara ashtu edhe tani, spektakli është i garantuar për tifozët e futbollit ku do të ketë disa ndeshje mjaft të forta.

Përballja më interesante është ajo mes Atalantas dhe Real Madridit, e cila pritet të zhvillohet në ‘Geëiss Stadium’ me fillim nga ora 21:00.

Një tjetër sfidë e fortë pritet të jetë ajo mes Bayer Leverkusenit dhe Interit, kryesisht për shkak të lojës që zhvillojnë të dy ekipet, pasi janë në një pozicion të favorshëm në tabelë.

PSG-ja në anën tjetër që nuk di për fitore në Ligën e Kampionëve që katër ndeshje, do ta ketë duelin me Salzburgun në Austri që ka rëndësi jetike për ta.

Nga klubet tjera të mëdha, Liverpooli do të jetë mysafir i Gironas në ‘Montilivi’, teksa Bayerni do të luajë si mysafir i Shakhtar Donetsk.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA