24 C
Pristina
Thursday, July 17, 2025

​Presidenti i FIBA Evropës viziton sot Kosovën

Presidenti i FIBA Evropës, Jorge Garbajosa do të takohet me drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), si dhe do të vizitojë zyrat e FBK-së.

Numri një i basketbollit të Evropës është mysafir i ftuar në gala mbrëmjen e organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, për nder të 10 vjetorit të pranimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, ku do të ketë shumë të ftuar specialë.

Kjo është hera e parë e numrit një të basketbollit në Evropë që viziton vendin tonë, ku do të njihet nga afër me zhvillimet e basketbollit në Kosovë.

Jorge Garbajosa është zgjidhur President i FIBA Evropës në maj të vitit 2023, ku Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu është zgjidhur anëtar i Bordit të FIBA Evropës.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA