Jay-Z është akuzuar për përdhunim të një vajze 13-vjeçare së bashku me Sean “Diddy” Combs në një festë të MTV Video Music Aëards në vitin 2000.
Shaën Carter, u emërua në një padi civile që u rikthye nga avokati me bazë në Teksas, Tony Buzbee të dielën, sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Page Six.
Në padi pretendohet se Jay-Z dhe Combs e përdhunuan vajzën në një festë në shtëpi në Nju Jork më 7 shtator 2000, kur ajo ishte 13 vjeç.
Ajo pretendon se iu ofrua një pije që e bënte të ndihej “e turbullt” dhe “e mërzitur” përpara se të shkonte në një dhomë gjumi për t’u shtrirë për një moment.
Vajza ka pohuar se dy reperët hynë në dhomë dhe kishin thënë: “Je gati për festë!”.
Ajo pretendon se Jay-Z më pas hoqi rrobat e saj dhe e mbajti poshtë dhe e përdhunoi ndërsa Combs dhe një femër e famshme e paidentifikuar e shikonin. Combs dyshohet se gjithashtu e përdhunoi atë ndërsa Jay-Z dhe gruaja e shikonte.
Jay Z ka mohuar të gjitha këto akuza./NO FILT