16.2 C
Pristina
Wednesday, September 10, 2025

​Hapet ekspozita “Lobimi përmes sportit”, shfaq sfidat drejt anëtarësimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA

Në Prishtinë, është hapur sot ekspozita “Historiku dhe promovimi për pranimin e Kosovës në sportin ndërkombëtar nëpërmjet aparatit fotografik” e autorit Blerim Uka, raporton EO.

Në hapjen e saj ka marrë pjesë edhe kreu i PDK-së Memli Krasniqi.

Ish-sekretari i FFK-së, Eroll Salihu ka deklaruar se ka qenë një rrugëtim i gjatë deri në ardhjen e kësaj dite në sportin kosovar.

“Për fat të mirë gëzuam këtë ditë që rezultatet e punës njihen nga ndërkombëtaret. Ke mbledh nënshkrime nga ish lojtarët tanë më vjen mirë që kemi marrë rrugëtim së bashku me mediat dhe federata”, ka thënë Salihu.

Fotografi Blerim Uka ka treguar për vështirësitë e rrugëtimit të Kosovës që nga viti 2005 deri 2024 drejt anëtarësimin në UEFA dhe FIFA.

“Kjo tregon për mundin 20 vjeçar, nuk kam pritur që nga viti 2003 në kushte të vështira të bëjë fotografi. Në mënyrën time fotografime për të lobuar për pranimin e Kosovës. Ka qenë e vështirë për të blerë biletë dhe akomodimi, atëherë nuk kemi pasur internet por kur kam shkuar në stadium kam parë mediat ndërkombëtare. E kam pasur të vështirë t’i bëjë mjetet për te realizuar fotografitë”, ka thënë Uka.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA