Sipas një hulumtimi të trendeve të YouTube-it, Ledri Vula, edhe pse ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të thashethemeve për një lidhje të re dashurie dhe me mbrëmje muzikore, këngët e tij nuk kanë arritur statistika të larta këtë javë në krahasim me emrat e tjerë të njohur të muzikës shqiptare, të cilët kanë tërhequr më shumë interesim.
Ndër emrat më të dalluar është Don Xhoni, i cili ka shënuar rritje të madhe të klikimeve në të dyja, Kosovë dhe Shqipëri.Yll Limani, gjithashtu një emër i njohur i muzikës shqiptare, ka fituar vëmendje dhe klikime të shumta, duke treguar dominim në tregun muzikor shqiptar.
Pavarësisht karrierës së tij të gjatë dhe të suksesshme,Ledri këtë periudhë ka qenë më qetë për të për sa i përket klikimeve të këngëve të tij.
Situata duket e ngjashme edhe për Mozzik, një tjetër reper i njohur, i cili këtë javë ka parë një rënie të interesit në krahasim me Don Xhonin, Noizyn dhe Yll Limanin.
Muajt e fundit, si Ledri Vula ashtu edhe Mozzik, janë përfolur për lidhjet e tyre të dashurisë.
Mozzik ka konfirmuar lidhjen me Lotina Hazirin, ndërsa Ledri është parë nga ana e Gazetës Anabel gjatë pushimeve në jug të Shqipërisë me të dashurën e tij të re, Rina Zaiti, e cila nuk është pjesë e shoëbizit, por një artiste e talentuar në fushën e artit të thonjve.
Sipas Spotify, Noizy ka më së shumti dëgjues mujorë, me 2.7 milionë. Ndërkohë, Mozzik ka rreth 924,000 dëgjues, Don Xhoni 799,000, Yll Limani 679,000, dhe Ledri Vula 590,000 dëgjues mujorë./NO FILT