Nuk është sekret që Dolly Parton e do sezonin e Krishtlindjeve.
Legjenda e muzikës country, 78 vjeç, ka publikuar tre albume Krishtlindjesh dhe ka luajtur në disa filma festash gjatë karrierës së saj disa dekadëshe. Dhe ashtu siç tregon titulli i albumit të saj të vitit 1990, Home for Christmas, kjo është pikërisht ajo që ajo ka arritur të bëjë për vite: gjithmonë të jetë në shtëpi për pushimet e mëdha.
Gjatë promovimit të librit të saj të parë për fëmijë me temë Krishtlindjesh, Dolly Parton’s Billy the Kid Comes Home for Christmas, ajo tregoi përse është një traditë e pamunguar për të të qenë në shtëpi gjatë kësaj periudhe dhe se si kjo lidhet me librin e saj të ri.
Parton thotë se të jetë në shtëpi për Krishtlindje është kaq e rëndësishme për të sa që nuk do ta pranonte asnjë angazhim të mirëpaguar gjatë Krishtlindjeve.
“Në këtë libër, artistët përballen me dilemë nëse do të shkojmë në turne apo do të pranojmë koncerte për para, sepse ka shumë artistë që ofrohen me shumë para për të performuar në disa aktivitete gjatë periudhës së Krishtlindjeve,” shpjegon ajo. “Por të duash familjen tënde, dhe kjo të jetë një traditë familjare. Gjithmonë dëshiron të jesh në shtëpi për Krishtlindje, dhe ky është pikërisht kuptimi i këtij libri të vogël’’, tha Parton./NO FILT