30.1 C
Pristina
Wednesday, September 10, 2025

Dafina Zeqiri nuk ka të ndalur, ja çfarë po planifikon ajo

Dafina Zeqiri, një nga këngëtaret më të dashura shqiptare, dhuroi një performancë të paharrueshme në koncertin “Verë n’dimër”, mbajtur në sheshin “George Bush”. Sheshi u mbush plot e përplot me fansa që kishin ardhur nga larg dhe afër për ta parë nga afër artistën e.

Performanca e saj energjike dhe elektrizuan atmosferën, duke e kthyer natën në një festë të vërtetë muzikore. Këngët e saj u kënduan njëzëri nga publiku, duke krijuar momente emocionuese dhe të paharrueshme.

Pas koncertit, Dafina ndau një video në rrjetet sociale nga ajo natë. Videoja mbante mbishkrimin intriguese: “Imagjinoni një stadium,” duke ndezur entuziazmin dhe pritshmëritë për një event edhe më madhështor.

Fansat nuk vonuan të shpreheshin në komente, duke kërkuar që këngëtarja të organizojë një koncert në stadium. Si gjithmonë afër publikut të saj, Dafina konfirmoi planet e ardhshme përmes një postimi në TikTok: “Jemi në planifikim sipër.”

Stadiumi duket të jetë hapi i radhës për Dafinën.

Pwrndryshe, Dafina Zeqiri ka lajmëruar publikimin e pjesës së dytë të albumit, të titulluar The Absolute, më 12 dhjetor. Ky lajm ka ngjallur entuziazëm te fansat, veçanërisht pas suksesit të madh që arriti pjesa e parë e albumit, e cila përmbante 12 këngë, të cilat fituan menjëherë popullaritet në platformat muzikore dhe u mirëpritën aq mirë sa shumica nga këngën kanë miliona klikime. Albumi ishte një përzierje si me artistët e përzgjedhur për të bashkëpunuar, si me zhanret muzikore.

Pavarësisht se tashmë po shijon një kapitull të ri në jetën personale me martesën e saj,Dafina ka dëshmuar një angazhim të palodhur në skenën muzikore. Ajo ka mbetur e përkushtuar ndaj projekteve muzikore dhe mbrëmjeve muzikore, duke balancuar me sukses jetën familjare dhe karrierën. Mbase pasioni i madh për muzikën dhe për të qenë sa më afër audiencës së saj bën që Dafina të jetë vazhdimisht e përkushtuar për të sjellë gjithmonë diçka të re për fansat e saj.

Në muajin shtator, këngëtarja ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e udhëtimit të saj artistik për afërsisht dy dekada.

Pavarësisht sfidave, Dafina Zeqiri mbetet një nga këngëtaret më të fuqishme dhe më me ndikim në industrinë muzikore shqiptare. Këngët e saj arrijnë miliona dëgjime në platforma të njohura si YouTube dhe Spotify, duke dëshmuar dashurinë e madhe që publiku ka për muzikën e saj./NO FILT

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA