Arilena Ara dhe Pirro Çako, nuk ishin të pranishëm në natën finale të spektaklit më të madh të muzikës shqiptare, “Kënga Magjike”.
Mungesa e tyre ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut.
Arditi ka sqaruar arsyen e mungesës së Pirro Çakos, duke theksuar se këngëtari kishte probleme shëndetësore që i pamundësuan pjesëmarrjen në natën finale. Megjithatë, nuk janë dhënë më shumë informacione për natyrën e saktë të problemit shëndetësor.
Për shkak se kënga është duet, tërheqja e Pirro Çakos sjell rrjedhimisht edhe atë të Arilena Arës.
Përndryshe, Arilena Ara u rikthye në Këngën Magjike pas 8 vitesh, duke performuar në duet me kantautorin Pirro Çako, i cili pas një periudhe të gjatë rikthehet gjithashtu si konkurrent.Kënga e tyre titullohet Zero Grad.
Përndryshe, Arilena ka zgjedhur të shpërngulet në Amerikë për të realizuar projektet e saj dhe për të ndjekur karrierën, por edhe për dashurinë. Kur Ardit Gjebrea e pyeti për arsyet e kësaj shpërnguljeje, ajo shpjegoi se e kishte bërë për mundësitë që e presin atje dhe për zhvillimin e karrierës, duke shtuar: “Do të lëvizja edhe për dashurinë…”.