Për Amy Poehler, të luash në filmat Inside Out ka qenë një përvojë që ka ndryshuar jetën e saj.
Gjatë pjesëmarrjes në galanë e 12-të vjetore Bring Change to Mind Revels & Revelations, aktorja, e cila i jep zë karakterit Joy në filmin animuar të vitit 2015 dhe në vazhdimin e tij të vitit 2024, ka thënë se roli ka nxitur diskutime të thella – dhe reflektime personale – mbi mënyrën si ne menaxhojmë emocionet tona.
“Përvoja ime në Inside Out dhe Inside Out 2 ka ndryshuar thellësisht jetën time,” thotë Poehler, 53 vjeç. “Të luash një personazh si Joy, duke pasur biseda të mëdha mbi atë çfarë na bëjnë emocionet dhe si ato jetojnë brenda nesh dhe si duhet t’i përjetojmë ato.”
Amy Poehler është një aktore, komediane, dhe autore amerikane, e njohur për talentin e saj në zhanrin e komedisë. Poehler u bë e famshme për rolin e saj në emisionin komik Saturday Night Live (SNL), ku ishte pjesë e castit për shumë vite, duke shkëlqyer në skeçet dhe personazhet e saj të paharrueshëm.
Ajo gjithashtu është e njohur për rolin e Leslie Knope në serinë televizive Parks and Recreation, një rol që i siguroi shumë çmime dhe lavdërime për performancën e saj si një politikane entuziaste dhe punëtore./NO FILT