30.1 C
Pristina
Wednesday, September 10, 2025

​Conte: Napoli është në rrugën e duhur

Antonio Conte këmbëngul se Napoli është në rrugën e duhur pavarësisht humbjes së dytë ndaj Lacios në katër ditë. “Partenopei” e dinin se ata kishin nevojë për një fitore për të mbajtur kreun e tabelës, por pësuan disfatë. “Stadio Diego Armando Maradona”.

“Mendoj se kjo ndeshje tregoi qartë se ne jemi në rrugën e duhur, sepse ideja jonë e futbollit është të jemi agresiv, të marrim iniciativën dhe të përpiqemi të krijojmë situata të rrezikshme kur kemi posedim”, tha Conte për “DAZN”, përcjellë KosovaPress.

“Sigurisht që duhet të përmirësohemi në krosimet dhe topin e fundit, kjo nuk është hera e parë që kemi shpenzuar shumë kohë në të tretën e fundit të kundërshtarit dhe nuk kemi bërë më shumë”, shtoi ai.

“Padyshim që nuk jam i zhgënjyer me paraqitjen, sepse djemtë dhanë gjithçka, treguan shpirt, vendosmëri dhe u përballën me një skuadër shumë të mirë si Lazio. Ata nuk janë atje rastësisht në Serie A dhe Evropë”, vazhdoi Conte.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA