Madonna dhe Akeem Morris ndezën edhe më shumë thashethemet për një romancë gjatë një shëtitjeje nëpër rrugët e Nju Jorkut, të shtunën.
Mbretëresha e Pop-it, 66 vjeç, ishte e veshur me një xhaketë të madhe dhe shall, ndërsa futbollisti 28-vjeçar kishte veshur një bluzë me kapuç dhe pallto teksa ecnin krah për krah.
Këngëtarja e hitit “Vogue” dhe Morris u panë së fundmi së bashku, disa muaj pas thashethemeve të para për një lidhje mes tyre.
Morris gjithashtu shoqëroi Madonnën në Itali për festimin e ditëlindjes së saj të 66-të. Atje, ata u panë duke ecur dorë për dore nëpër Portofino.
Madonna ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për marrëdhëniet e saj romantike me burra më të rinj se ajo në moshë. Disa nga të dashurit e saj më të rinj ndër vite përfshijnë:
Ahlamalik Williams – Një koreograf 36 vjet më i ri se Madonna. Marrëdhënia e tyre filloi rreth vitit 2018 dhe përfundoi në 2022.
Timor Steffens – Një koreograf holandez që ishte 30 vjet më i ri. Ata u lidhën në vitin 2014.
Brahim Zaibat – 29 vjet më i ri. Marrëdhënia e tyre zgjati nga 2010 deri në 2013.
Jesus Luz – Një model brazilian që ishte 28 vjet më i ri. Ata u lidhën në vitin 2008 pas një seti fotografik për W Magazine.
Kevin Sampaio – Një model portugez me të cilin ajo u lidh rreth vitit 2017. Ai ishte disa dekada më i ri se ajo./NO FILT