A ju kujtohet kur ra kulmi i Komunës së Prishtinës? Muajin e ardhshëm bëhen një vit!
Një vajzë 23 vjeçare për pak nuk u vra nga rrëzimi i kulmit të Komunës së Prishtinës. Ajo pësoi lëndime të rënda, iu nënshtrua disa operacioneve, edhe më tutje është kah trajtohet jashtë Kosovës.
Një rini e dëmtuar, një jetë trauma, një familje e tronditur, një rast i rëndë, që për pak të shndërrohej në tragjedi.
Çka bën Komuna e Prishtinës? I shpërblen mashtruesit që e montuan kulmin që u rrëzua!
Qysh? Nuk e keni infon se keni këqyrë budallë në reality show dhe në tiktok? Qe pritni pak!
Siç dihet më 18 janar, një kalimtare rasti u lëndua rëndë, kurse kalimtarë e biznese ishin të rrezikuara nga rrëzimi i kulmit të ndërtesës së Komunës së Prishtinës.
Kur u rrëzu kulmi – u shplu marrja!
U mor vesh që Komuna e Prishtinës kishte shpallur tender për renovim të ndërtesës së re të Komunës, në vlerë 700 mijë Euro, e kishte fituar një kompani NBT ING SHPK që ka konkurru me shumën 360 mijë Euro.
A po ju duket e dyshimtë? O printi pak!
Një kompani tjetër konkurruese është ankuar në OSHP, ankesa është hedhur poshtë, jo sepse NBT ING i plotëson kushtet e tenderit, por OSHP-ja ka konstatuar që ankesa nuk i plotëson kushtet për shqyrtim.
Pra, ankesa as që është lexu!
Vazhdojmë!
Në kohën kur ka nisë ndërtimi dhe në kohën kur u rrëzua kulmi, komuna nuk ka lëshu leje për punime në KULM! Nuk ka dhënë leje për rindërtime në NDËRTESËN E VET!!!
Ama, s kish qenë Prishtina e përjetimeve sikur t ishin ndalë këtu!
Një hulumtim i D Plusit tregon që kompania që e ka fituar tenderin dy herë është zënë, është faktuar, është dokumentuar si kompani mashtruese!
RASTI I PARË – Kompania NBT-ING Sh.P.K., në vitin 2018 kishte ofertuar me dokumente të falsifikuara në tenderin për ‘’Ndërtimin e rrugës Mushtisht-Vërbeshticë-Shtërpc’’, në vlerë të parashikuar prej 1,000,000.00 euro, të iniciuar nga Komuna e Suharekës.
Për këtë mashtrim, Gjykata Themelore në Prizren – Dega Suharekë, me aktgjykimin nr. 341/2019 të datës 29.06.2021, e kishte shpallur fajtor pronarin e kompanisë, për veprën penale falsifikim i dokumenteve dhe i shqiptoi gjobë prej 900.00 euro.
Edhe një herë I kanë rrejtë letrat për 1 milion Euro tender, janë zënë në rrenë dhe u dënu pronari 900 Euro. Manneej thonë po e sulmoni sistemin e drejtësisë, lufta hiblide…
RASTI I DYTË – Kompania NTB-ING Sh.P.K., vazhdoi të fitojë kontrata publike, siç ishte tenderi ‘’Renovimi i objektit të Prokurorisë Speciale’’, me vlerë të parashikuar 999,800.00 euro.
Në këtë aktivitet të prokurimit i zhvilluar në vitin 2020, kjo kompani mashtroi sërish duke ofertuar me dokumente të falsifikuara. Për këtë rast, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, me aktgjykimin nr. 450/2021 të datës 10.10.2022, e kishte shpallur fajtor pronarin e NTBING Sh.P.K. për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik, duke e gjobitur me 2,000.00 euro dhe dënuar me një vit burgim. Ky aktgjykim u vërtetua edhe nga Gjykata e Apelit me vendimin nr.602/2022, i datës 12.01.2023.
Pra, për herë të dytë i rrenë dokumentat, prapë 1 milion Euro tenderi, dënohet me 2 mijë Euro. Sistemi i drejtësisë.
Ndërkohë kompania e ka ndërru pronarin. Tahir Sopa u dënua dhe me letra u tërhoq, pronar me ltra u bë Bexhet Baftjaraj!
Më 2023, e njëjta kompani e fiton tenderin për me ndërtu zyre të Kryetarit dhe kulmin e ndërtesës së RE të Komunës!
E ndërtojnë kulmin për faqe të zezë, kulmi rrëzohet, veturat shkatërrohen, jeta e një vajze të re rrezikohet!
Prokuroria e bën ekspertizën, ku konstatohet që punët nuk jaanë kryer conform kontratës dhe që paramasa ka qenë e fryrë.
Për më tepër Prokuroria pretendon që Komuna e Prishtinës e ka paguar kompaninë, 2 herë të vërtetuar si mashtruese, pa e kryer punën.
Edhe një herë, paramasa e fryrë, kompania dy herë mashtruese fiton nën çmim, ankesa jo që nuk rrëzohet, po nuk lexohet, komuna e takë paret pa u kry puna!!!
Edhe? Cka bën Komuna e Prishtinës – I jep tender kësaj komune! Dmth, këso niveli I pafytyrësisë nuk mundet me u trillu, kjo duhet me ndodhë për me u besu!
Kompanisë iu ka rrëzu kulmi dhe e ka shkatërru jetën e një cike të re, tash a e dini për çka ka fitu tender?
Për infrastrukturë që mund ta rrezikojë jetën e mijëra të rinjve, konkretisht për shkallët emergjente në shkolla të Prishtinës.
Kushdo që është prind I Prishtinës që ka fëmijë në shkolla, në rast urgjence, jeta e fëmijëve tuaj është në duar të një kompanie dy herë mashtruese dhe një komune që i rren letrat dhe procedurat e veta!
Nëse Kryetari i Komunës bën thirrje të shkelet ligji derisa jeni vozitur, ajo flet për qasjen e tij, ju mund të vendosni a ta shkelni ligjin apo jo!
Mirëpo, nëse komuna ia jep tenderin për shkallë emergjente kompanisë që iu ka rrëzu kulmi, këtu jeta e fëmijëve tuaj është në pyetje!
Veç mo thoni që nuk e keni ditë! Në fjalët e pavdekshme të një super ylli të rrjeteve sociale:
E ke ditë, e ke ditë!