20.2 C
Pristina
Wednesday, September 10, 2025

“16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore” – OSBE dhe Kolegji AAB organizojnë tryezë diskutimi

Duke theksuar nevojën për veprim për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave, Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Kolegji AAB kanë organizuar tryezë diskutimi me temën “Roli i akademisë në luftimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave, me fokus në femicid”.

Tryeza u moderua nga prorektorja e Kolegjit AAB, Venera Llunji, ku të ftuar ishin: Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu; u.d. e Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Cornelia Taylor; këshilltarja për Çështjet Gjinore në OSBE, Biljana Nastovska; kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje; dhe Adelina Berisha nga OJQ Rrjeti i Grave të Kosovës.

Rektori i Kolegjit AAB, Blerim Olluri, foli në rolin e nikoqirit duke e vlerësuar organizimin e kësaj tryeze, e cila dëshmon angazhimin e vazhdueshëm për këto çështje të rëndësishme.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmendi hapat e deritanishëm që janë ndërmarrë për të parandaluar këtë fenomen, qoftë me anë të vetëdijësimit të shoqërisë, por edhe me ndëshkime ligjore për shkaktuesit e dhunës.

Ushtruesja e detyrës së Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Cornelia Taylor, gjithashtu ndau raste të shumta të dhunës me bazë gjinore dhe në familje, gjatë eksperiencës së saj. Ajo, për studentët e Fakultetit Juridik, theksoi rolin që kanë ata në të ardhmen dhe se si mund të ndihmojnë viktimat e dhunës.

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje, vendosi fokusin në punën dhe angazhimin gjatë përpunimit të Ligjit Kundër Dhunës në Familje, duke ditur rëndësinë që ka zbatimi i tij dhe se si përmes tij adresohen problemet e shoqërisë, siç është dhuna.

Tryeza vazhdoi diskutimet në sesionin e dytë, të moderuar nga Gergana Vaklinova, Këshilltare e Lartë për të Drejtat e Njeriut dhe Komuniteteve në Misionin e OSBE-së në Kosovë, si dhe pjesëmarrësit: Adelina Berisha nga OJQ Rrjeti i Grave në Kosovë, profesoresha e Fakultetit Juridik, Ganimete Ismajli, dhe kryetari i Unionit Studentor në Kolegjin AAB, Gent Anadolli.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA